Leicester City është një nga befasitë më të mëdha në futbollin evropian dhe duket se të gjithë tifozët e futbollit nga e gjithë bota dëshirojnë që ata të fitojnë këtë sezon në Ligën Premier.
Ekipi i drejtuar Claudio Ranieri janë në rrugë të mirë që të shpallën kampionë, por një gjë e kanë të sigurt. Ata do të luajnë kundër Barcelonës pa marrë parasysh në cilën pozitë do të përfundojnë. E gjitha kjo falë turneut miqësorë International Champions Cup.
Lexo më shumë: Këto janë super takimet e International Champions Cup
Anglezët do të luajnë ndaj katalunasve më tre gusht në Stockholm. Por, aventura e Leicesterit nuk përfundon me kaq.
Ata do të luajnë edhe ndaj PSG-së në Los Angeles dhe kundër Celtic në Glasgow. /Telegrafi/