Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi shqiptar edicionin e fundit ishte i huazuar te Southampton dhe ka pasur paraqitje mjaftë të mira.
20-vjeçari zhvilloi 38 ndeshje me fanellën e ‘shenjtorëve’ ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi një asistim.
Shumë skuadra janë vënë në kërkim të shqiptarit i cili nuk pritet të mbetet në Stamford Bridges.
Napoli, Atalanta, Newcastle United, West Ham United e Everton janë skuadrat që duan transferimin e yllit shqiptar.
Por së fundmi në garë është futur edhe Leicester City, që synon afrimin e sulmuesit të talentuar.
Sulmuesi anglez Jamie Vardy është në moshë të shtyrë dhe Broja shihet si zëvendësuesi adekuat i tij.
Përveç Brojës, Leicester City po synon edhe transferimin e danezit Christian Eriksen.
Chelsea tanimë i ka vendosur çmimin e largimit shqiptarit dhe skuadrat e interesuara për të e dinë se duhet paguajnë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/