Leicester City është i gatshëm të bëjë ofertë për mesfushorin e Sporting Lisbonës, Adrien Silva.
Sipas mediumit iberik Jornal de Noticia, Dhelprat mund të rinovojnë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me portugezin Silva.
Ylli i Portugalisë ishte një objektiv në afatin kalimtar të janarit, por asgjë nuk u materializua atëherë.
Megjithatë, Leicester tani janë të vendosur për të bërë një ofertë të mirë në drejtim të gjigantit portugez.
Skuadra nga King Power Stadium po mendon të ofroj 22 milionë euro për shërbimet e 28-vjeçarit. /Telegrafi/