Telegrafi

Leicesteri e njofton Arsenalin për çmimin e James Maddison

James Maddison vazhdon të mbetet dëshira e madhe e Arsenalit për repartin e mesfushës.

Mesfushori anglez ka shkëlqyer viteve të fundit me Leicesterin dhe po kërkohet me ngulm nga Arsenali.

Por klubi londinez po has në vështirësi për të nënshkruar me anglezin që luan në rolin e mesfushorit ofensivë.

E gjitha kjo vjen pasi Leicester City po kërkon shumë për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Mediat angleze tani kanë raportuar se ‘Dhelprat’ kanë vendosur ta shesin yllin e tyre dhe e kanë njoftuar Arsenalin për çmimin e Maddison.

Topçinjtë duhet të paguajnë 70 milionë funte (82 milionë euro), nëse duan të nënshkruajnë me Maddison.

Por para se të paguajnë këtë shifër për lojtarin në fjalë, Arsenali ka nevojë të shes për të mbledhur fonde.

Alexandre Lacazette dhe Hector Bellerin janë dy lojtarët që pritet të largohen dhe t’i sigurojnë fonde Topçinjve për të nënshkruar me Maddison.

Londinezët javë më parë i kishin ofruar Leicesterit 50 milionë euro plus shërbimet e Reiss Nelson, por kjo ofertë ra poshtë nga ‘Dhelprat’. /Telegrafi/