Site icon Telegrafi

Leicesteri cakton çmimin e Mahrezit

Leicester City raportohet se ka caktuar çmimin prej 45 milionë funteve për anësorin algjerian Riyad Mahrez.

Performancat e 25-vjeçarit gjatë kampanjës për titull me Leicesterin kanë mahnitur disa klube që kanë shprehur interesim për të. Mahrez realizoi 18 gola dhe 11 asistime për 40 paraqitje.

Sipas “The Telegraph”, Chelsea ka shprehur interesim për Mahrezin, të cilin dëshiron ta bëjë transferim të dytë pas N’Golo Kantes, por Leicesteri kërkon 45 milionë funte për anësorin.

Mahrez, i cili ka kontratë me kampionin anglez deri në verën e vitit 2019, gjithashtu është lidhur me një transferim te Barcelona dhe Real Madridi.

Exit mobile version