Telegrafi

Leicester i vendos çmimin Schmeichelit

Portieri danez i kampionit të Anglisë, tani ka një çmim që mund të largohet nga ‘Dhelprat’.

Kasper Schmeichel po kërkohet me ngulm në këtë afat kalimtar nga skuadra e Evertonit, që kërkon ta sjellë në Goodison Park.

Kjo pasi, trajneri i ri i skuadrës, Ronald Koeman, ka një simpati të veçantë për portierin danez.

Lexo po ashtu Këto janë fjalët e Kantes pas transferimit te Chelsea

Megjithatë, çmimi që Leicester City i ka vendosur portierit të vet, mundet të pengoj këtë transferim.

Sipas kampionit të Anglisë për sezonin e fundit, Schmeichel mund të largohet vetëm për një shifër prej 20 milionë funte. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet