Telegrafi

Leicester kërkon yllin e Arsenalit

Kampioni më i ri i Anglisë, Leicester City ka filluar të mendojë për transferime.

Emri më i ri në listën e klubit bardh e kaltër, është mesfushori i Arsenalit, Alex Oxlade Chamberlain.

Mesfushori i Arsenalit ka pësuar një lëndim dhe kështu ai nuk do të jetë pjesë e kampionatin evropian.

Por mediat angleze kanë shkruar se Claudio Ranieri e vlerëson shumë anglezin dhe ka kërkuar transferimin e tij.

22-vjeçari mund të largohet nga Arsenalit për një shumë rreth 20 milionë funte angleze. /Telegrafi/