Po vazhdojnë spekulimet sa i përket të ardhmes së Xherdan Shaqirit.
Ky i fundit është lojtar i Stoke Cityt, i cili nuk ka siguruar qëndrimin edhe për një sezon në Ligën Premier dhe kjo është një ndër arsyet që po kërkon një ekip të ri Shaqa.
Ditën e djeshme u raportua se për të siguruar shërbimet e shqiptarit ka hyrë në garë pas Evertonit edhe Liverpool.
Por, sot sipas The Telegraph, interes për këmbëshpejtin ka shprehur edhe ish-kampioni anglez, Leicester City.
Cilado prej ekipeve që do ta transferojë reprezentuesin zviceran, do të duhet të ndajë rreth 15 milionë euro sa është klauzola e largimit, por që pritet të ndryshohet pas humbjes së statusit të ekipit të ligës elitare angleze.
Kujtojmë se Shaqiri u transferua te Stoke City nga Interi dhe raportohet se ka një klauzolë të ulët në rast largimi nga Liga Premier.
Ndryshe, gjilanasi 26-vjeçar ka pasur 84 paraqitje për bardhekuqtë dhe ka shënuar 15 gola. /Telegrafi/