Telegrafi

Leicester City – Man City, formacionet zyrtare të Superkupës së Anglisë

Leicester City dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet për finalen e Superkupës së Anglisë apo e cila njihet ndryshe si Community Shield.

FA Community Shield luhet gjithmonë para nisjes së sezonit të ri në mes të fituesit aktual të Ligës Premier dhe fituesve të FA Cup.

Kësaj radhe, City vjen si fitues i titullit dhe Leicesteri si fitues i FA Cup dhe janë gati për finalen e madhe të Community Shield.

Pep Guardiola ka vendosur të bëjë shumë ndryshime në formacion, pasi disa lojtarë i janë bashkuar vonë ekipit shkaku i pushimeve dhe Euro 2020, ndërsa Brendas Rodgers starton me më të mirët.

Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Wembley’ në Londër me fillim nga ora 18:15.

Formacionet zyrtare

Leicester City: Schmeichel; Ricardo, Amartey, Soyuncu, Bertrand; Ndidi, Tielemans; Perez, Maddison, Barnes; Vardy;

Man City: Steffen; Cancelo, Dias, Ake, Mendy; Fernandinho (C), Gundogan, Palmer; Mahrez, Edozie, Torres;

/Telegrafi/