Telegrafi

Leicester City fiton FA Kupën para 21 mijë shikuesve në “Wembley”, vendos super goli i Tielemans

Leicester City ka shënuar fitore ndaj Chelseat në finalen e FA Kupës me rezultat 1-0.

Ndeshja nisi më mirë për dhelprat që rrezikuan me Jamie Vardy në minutën e 16-të por pa sukses.

Pas tij ishte radha e Chelseat që tentuan me Mason Mount, por as ky nuk ishte i saktë.

Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Caglar Soyuncu , por rrjetat heshtën në këtë pjesëlojë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 63-të, kur belgu Youri Tielemans me një goditje të fuqishme nga 30 metra shënoi për 1-0.

Chelse kishte rast të barazonte me Ben ChillWel, por nuk arriti të shënojë në minutën e 78-të.

Krejt në fund Chelsea gjeti rrjetën pas një autogoli, por pasi u shikua në VAR u anulua për pozitë jashtë lojës.

Në fund Leicester iu gëzua këtij trofeu para 21 shikuesve që ishin në “Wembley”, e që vjen pas titullit të fituar disa vite më parë. /Telegrafi/