Klubi anglez, Leicester City është favoritë për të nënshkruar me Arjen Robben këtë verë.
Robben ka përfunduar karrierën me gjermanët e Bayern Munichut dhe Leicesteri shihet si klub favorit për të transferuar si lojtar i lirë.
Janë bastet ato që favorizojnë një lëvizje të holandezit te Leicesteri, ndërsa pas tyre vjen PSV Eindhoven.
‘Çdo klub nga MLS’ dhe ‘çdo klub kinez’ janë gjithashtu të listuar në librat e basteve, ndërsa pas tyre renditen Benfica dhe Evertoni.
Leicesteri mburret me disa anësor sulmues si Demarai Grey dhe Harvey Barnes, por shtimi i Robbenit do të shtonte eksperiencë të madhe te ekipi i ri i Brendan Rodgers.
📈 Arjen Robben's next club odds:
• Leicester – 2/1
• PSV – 3/1
• Any MLS club – 4/1
• Any Chinese club – 6/1
• Benfica – 8/1(18+) pic.twitter.com/0yFoXAsGy8
— 🎯 Tommy's Darts Tips (@TommysDartsTips) May 23, 2019
Ylli holandez kishte tri vite të mëdha në Angli me Chelsean, ku pas transferimit më 2004 fitoi titullin e ligës dy herë si dhe Kupën FA.
Një rikthim i 35-vjeçarit në Ligën Premier duket shumë i mundshëm. /Telegrafi/