Leicester City ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat minimal 1-0 në finalen e madhe të Superkupës së Anglisë e cila njihet ndryshe si Community Shield.
FA Community Shield luhet gjithmonë para nisjes së sezonit të ri në mes të fituesit aktual të Ligës Premier dhe fituesve të FA Cup.
Kësaj radhe, City erdhi si fitues i titullit dhe Leicesteri si fitues i FA Cup dhe zhvilluan një finale të madhe e cila në fund i takoi ‘Dhelprave’.
COMMUNITY SHIELD WINNERS! 🏆 pic.twitter.com/4E8GniiXEK
— Leicester City (@LCFC) August 7, 2021
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë paksa më të mirë dhe më kërkuese nga Leicesteri.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga të dyja palët, portat mbetet të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë 0-0.
HALF TIME | Goalless at the break 🤝
🦊 0-0 🔵 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/GNR4rQy2nh
— Manchester City (@ManCity) August 7, 2021
Në pjesën e dytë, Pep Guardiola bëri disa ndryshime dhe City mori lojën në dorë duke krijuar më shumë dhe kërkuar golin e fitoren.
Por, në fund ishin vetëm lojtarët e Brendan Rodgers, të cilët arritën të tundin rrjetën dhe ta fitojnë ndeshjen.
It's all over! 🦊🔵
The #CommunityShield is OURS! 🏆
— Leicester City (@LCFC) August 7, 2021
Ishte sulmuesi Kelechi Iheanacho (89’), i cili shënoi për rezultatin 1-0 nga penalltia, e cila u shkaktua nga Nathan Ake.
Deri në fund, City u mundua ta barazojë rezultatin, por pa sukses, pasi Leicesteri e mbajti epërsinë dhe fitoi në fund 1-0 për të fituar edhe Superkupën e Anglisë. /Telegrafi/
Kelechi Iheanacho puts The Foxes 1-0 up at Wembley Stadium! 🦊#CommunityShield @LCFC pic.twitter.com/qqGf7Nu8Ey
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) August 7, 2021