Leicester City e dëshiron Christian Eriksenin si huazim nga Interi, por duket se paga e tij po krijon problem.
Sipas edhave angleze, ish-kampioni i Ligës Premier, Leicester ka filluar bisedimet për të gjetur një marrëveshje të mundshme.
Sidoqoftë, posa e kanë zbuluar se paga e tij arrin në rreth 300,000 funte në javë, me Interin që nuk dëshironte të mbulonte një pjesë të madhe të saj, Leicester është tërhequr.
Mesfushori danez është lidhur me një rikthim në Ligën Premier dhe madje u fol sse edhe Tottenham Hotspur është i interesuar, të cilin e lanë të largohej një vit më parë për pak më shumë se 20 milionë euro.
Interi preferon të shesë, por nuk ka gjetur ende asnjë klub të gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar. /Telegrafi/