Site icon Telegrafi

Leicester City – Chelsea, formacionet zyrtare të çerekfinales së Kupës FA

Leicester City dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen çerekfinale të Kupës FA.

Blutë e Londrës janë mysafirë të Dhelprave në takimin e vetëm të çerekfinales që zhvillohet në King Power Stadium.

Skuadra e Antonio Contes vjen nga një formë jo e mirë dhe pasi ka rënë nga të gjitha garat pritet të fokusohet në këtë Kupë.

Në anën tjetër, edhe Leicesteri do të provojë të shkoj sa më larg në këtë garë pasi nuk ka pretendime tjera.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Leicester CitySchmeichel, Simpson, Morgan, Maguire, Chilwell, Ndidi, Iborra, Mahrez, Albrighton, Iheanacho, Vardy.

ChelseaCaballero; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Moses, Bakayoko, Kante, Alonso; Willian, Morata, Hazard.

/Telegrafi/ 

Exit mobile version