Chelsea ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Leicester City në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.
Blutë kanë marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke dhënë shenja për një ngjallje të formës në kërkim të një vendi që dërgon në garat evropiane.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Patson Daka (39’) për vendasit, ndërsa Ben Chilëell (11’), Kai Havertz (45+) dhe Mateo Kovacic (78’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i mysafirëve, Conor Gallagher, i cili u vlerësua me notë 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Joao Felix që u notua me 5.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/