Telegrafi

Leicester 1-3 Arsenal, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Arsenali ka fituar 3-1 ndaj Leicesterit në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

Golat për The Gunners i shënuan David Luis, Alexandre Lacazette dhe Nicolas Pepe, derisa për Dhelprat shënoi Youri Tielemans.

Arsenali ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.84, derisa Leicesteri u vlerësua me 6.48.

Lexo po ashtu Arsenali fiton me rezultat komod si mysafir i Leicesterit

Lojtarët me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishin Luiz e Willian që u notuan me 7.5.

Paraqitje brilante kishte edhe Granit Xhaka që u notua me 7.4.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Jonny Evans që u vlerësua me 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: