Chelsea ka fituar me rezultat 1-2 ndaj Leicester Cityt në Ligën Premier.
Golat për Blutë i shënuan Alvaro Morata (41’), N’Golo Kante (50’), kurse për ‘Dhelprat’ nga pika e bardhë shënoi Jamie Vardy (62’).
Më i miri në takim ishte Kante, ndërsa paraqitje të mirë për mysafirët bëri edhe Tiemoue Bakayoko.
Për Leicesterin më i miri ishte Vardy dhe Christian Fuchs, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/