Lei Kraja është padyshim një nga prezantueset më të bukura të ekraneve shqiptare dhe ndër më të komentuarat në media. Ajo mori famë të menjëhershme pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara atje ku është rritur dhe është shpallur ‘Miss’.
E ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, ajo ka folur për historinë dhe përvojën saj në Amerikë, ku ka treguar se nuk ka qenë gjithmonë aq e thjeshtë për të. Lei ka treguar se në vitin 1991 prindërit e saj kanë shkuar në New York dhe filluan gjithçka nga e para.
“Vendosa që të bëhem e pavarur financiarisht dhe të mos kem as nga mami dhe as nga babi ndihmë. Shkova në New York për të jetuar”.
“Unë nuk shkova si modele në New York, modelingun e kisha më shumë si hobi dhe prindërit nuk e kanë pasur qejf fare këtë pjesën e shoubizit, sidomos mami im që është diplomuar për tri degë, e urren dhe nuk e kupton artin. Kështu që unë shkova në New York për ta provuar, për të bërë qejf”.
“Isha ‘single’, 22 vjeçe. Fillova punë në një zyrë aty, por nuk më dilnin paratë edhe fillova një punë të dytë si kameriere, banakiere”.
“Më duket sikur kam jetuar një maratonë, nuk flija kurrë, më merrte malli për gjumë. Shkoja bëja ndonjë kast, ndonjë fotosesion. Kishte shqiptarë pafund dhe më pëlqente kjo gjë”, ka rrëfyer bukuroshja.