Lei Kraja ka vazhduar të tregojë pëlqimin e saj për Robert Berishën.
E pohimi i tillë u zbulua në emisionin “Shiko Kush Luan?” gjatë një prej lojërave të emisionit.
Gjatë lojës kjo e fundit zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes ngacmuese: “Nëse nuk do të ishte i martuar, a do të ishte i dashuri yt Robert Berisha dhe pse?”
Lei u përgjigj “pse jo”, duke shtuar se Roberti është i pashëm, ka trup për tu admiruar dhe tipi i tij është tërheqës.
Më pas, Lei ka sqaruar se pavarësisht këtyre, diçka e tillë nuk mund të ndodhë kurrë pasi Roberti ka në krah një nga femrat më seksi të showbiz-it shqiptar. Gjithashtu ajo theksoi edhe deklaratën e këtij të fundit që Lein e ka si motrën e tij të vogël e për këtë arsye shanset për diçka të tillë ulen akoma më tepër.
Nuk e dimë si e ka pritur Nora këtë deklaratë të moderatores sportive, por duket se pavarësisht simpatisë së Leit, dyshja e tyre mund të funksionojë vetëm si një miqësi e mirë.
Lei dhe Roberti janë partnerë në “Dance with Me”. /tch/