Site icon Telegrafi

Lehtësimi i masave mund të shkaktojë një valë të re refugjatësh për në Evropë

Shkaku i lehtësimit të masave të vëna në mbrojtje nga coronavirusi, mund të shkaktojë një rritje të migracionit të paligjshëm drejt kufijve të Evropës, ka paralajmëruar Europol.

Në raportin e agjencisë policore të Bashkimit Evropian, thuhet se migracioni i paligjshëm u ngadalësua gjatë bllokimit të coronavirusit, por mund të rritet pasi të hiqen kufizimet, transmeton Telegrafi.

Agjencia ka paralajmëruar gjithashtu se kontrabandistët e njerëzve, kanë zhvilluar taktika të ndryshme për të sjellë edhe gjatë pandemisë, refugjatët e dëshpëruar futen në kontinentin evropian.

“Një zbutje e kufizimeve të udhëtimit dhe lëvizjes, ka të ngjarë të rezultojë në rritjen e lëvizjes se emigrantëve të parregullt … pasi ata kanë qenë të paaftë, për të bërë lëvizje gjatë bllokimit”, thuhet në raportin e Eropolit, që ka bazë në Hagë.

“Paqëndrueshmëria e zgjatur ekonomike dhe mungesa e vazhdueshme e mundësive në disa ekonomi afrikane mund të shkaktojë një valë tjetër të migrimit të parregullt drejt BE-së në planin afatmesëm.”

Për shkak se udhëtimi ajror është ndalur gjatë dy muajve të fundit dhe kontrollet kufitare janë forcuar, kontrabandistët e njerëzve i ndryshuan mënyrat e për të marrë emigrantë të paligjshëm.

Në përpjekje që t’i kalojnë kufijtë për në Evropë, refugjatët po fshihen në automjete transporti ndërkufitar dhe trena mallrash, ndërsa po shfrytëzojnë barkat që t’i kalojnë kufijtë lumorë. /Telegrafi/

Exit mobile version