Site icon Telegrafi

Lehtësimi i masave antiCovid – Zemaj thërret konferencë për media

Ministria e Shëndetësisë pritet të prezantojë sot lehtësimin e masave antiCovid.

MSH përmes një komunikatë për media bën të ditur se ministri në detyrë, Armend Zemaj do të mbajë konferencë për media, ku edhe do të njofton për lehtësimin e masave.

Telegrafi, gjatë ditës së djeshme ka raportuar se do të zgjatet orari për gastronomët, bizneset si dhe do të hiqet ora policore në disa komuna.

Te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Kurse, të ato me rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në orën 05:00.

“Ndalohet lëvizja e qytetareve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në, mënyrë te përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësore, të sigurisë, të drejtësisë dhe te ngjashme”, thuhej në propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 279 raste pozitive, derisa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 392. /Telegrafi/

 

Exit mobile version