Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se Romelu Lukaku nuk është i lënduar, mirëpo Interi mund të vendosë ta lë sulmuesin të pushojë në ndeshjen ndaj Sampdorias.
Pas një problemi muskulor që pati në takimin kundër Crotones të dielën, sulmuesi iu nënshtrua disa testeve mjekësore.
Mirëpo, Sky Sport Italia bën të ditur se rezultatet kanë treguar se nuk ka kurrfarë dëmtimi serioz për futbollistin belg.
Deri në fund të ditës së sotme (e martë), Interi do të vendosë nëse do ta përfshijë lojtarin në sfidën ndaj Sampdorias, apo do ta lë të pushojë për takimin kundër Romës që zhvillohet në fundjavë.
Trajneri Antonio Conte do të bisedojë me stafin mjekësor për të vendosur nëse do ta lë në Milano apo do ta ftojë në bankën rezervë Lukakun për takimin e nesërm (e mërkurë). /Telegrafi/