Site icon Telegrafi

Lego ndërton një kopje në madhësi të plotë të një Ferrari F1

Sa kohë duhet për të ndërtuar një Ferrari?

Natyrisht, gjithçka varet nga modeli.

Dhe sfida më e madhe për ekuipazhin nga Maranello është t’i japë jetë, çdo vit, një automjeti të ri të Formula 1.

Pavarësisht se ishte bërë nga lodra, ndërtimi i Ferrarit të parë të Formula 1 të bërë tërësisht nga Lego nuk është “lojë fëmijësh”, përcjell Telegrafi.

Është një model në shkallë 1:1 që përfaqëson një riprodhim të SF-24 të drejtuar nga Charles Leclerc dhe Carlos Sainz vitin e kaluar, duke përdorur 562,000 tulla Lego.

Ky ndërtim kërkonte durim dhe saktësi, me 100 orë dizajn dhe më shumë se 1200 punë “në terren” për ekipin e drejtuar nga Riccardo Zangelmi, i vetmi profesionist italian i certifikuar nga LEGO dhe krijuesi i Lego Ferrari SF-24.

Vetura u krijua duke përdorur vetëm tulla me ngjyra dhe përfshin çdo aspekt të dizajnit nga ajo e vërteta.

Lego ndërtoi këtë model gjigant në shkallë për të promovuar grupin e tij të ri kushtuar Ferrari SF-24, një model në shkallë 1:8 i përbërë nga 1,361 tulla.

Modeli SF-24 në shkallë 1:8 do të dalë në shitje duke filluar nga 1 marsi 2025 – si në internet ashtu edhe në dyqane – me një çmim prej 229,99 dollarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version