Ferrari në Maranello dizajnon, modifikon, teston dhe ‘sjell në jetë’ një bolid të ri të Formula 1 çdo vit, dhe tani kompania Lego ka krijuar një kopje të përmasave reale.
Është një kopje e bolidit SF-24, të cilën Charles Leclerc dhe Carlos Sainz e kanë vozitur vitin e kaluar. Ekipi Lego përdori deri në 562,000 copëza për të krijuar kopjen.
U deshën 100 orë për të projektuar, ndërsa ekipit të udhëhequr nga Riccardo Zangelmi, i vetmi profesionist italian i certifikuar nga LEGO dhe krijuesi i Lego Ferrari SF-24, iu deshën 1200 orë për të ndërtuar kopjen.
Kopja është ndërtuar duke përdorur vetëm blloqe me ngjyra dhe përfshin çdo aspekt të dizajnit të vërtetë të bolidit, nga 80 logot e saj deri te detajet aerodinamike të trupit.
Lego krijoi këtë model të madh për të promovuar setin e tyre të ri Ferrari SF-24, transmeton Telegrafi.
Modeli 1:8 doli në shitje më 1 mars në internet dhe në dyqane, me një çmim prej 229,99 dollarë.
Ky është bashkëpunimi i fundit mes Ferrarit dhe Legos, i cili filloi në vitin 1998. Në vitet në vijim, u shfaqën kopje të Daytona SP3, F40, 512 M dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/