I shpallur dy herë kampion i botës në Formula 1, Fernando Alonso, ka reaguar ndaj thashethemeve se ai është duke u takuar me Taylor Swift, ndërsa ka postuar një video ku shfaqet duke shkelur syrin e dëgjuar një nga këngët hit të superyllit të popit.
Spanjolli 41-vjeçar u tha se ka nisur një lidhje me artisten e famshme nga një postim që u shfaq në Instagram të DeuxMoi.
“Sipas tyre, çifti po takohen tash e një javë. Asgjë serioze pasi që të dy së fundmi janë beqarë”, thuhej në shkrim.
@fernandoalonso Race week era? #F1 #F1TikTok #Formula1 ♬ karma sped up – ✨️j <3 ✨️
Swift bëri bujë të madhe kur njoftoi ndarjen nga i dashuri afatgjatë, Joe Alwyn, në fillim të këtij muaji, afërsisht në të njëjtën kohë që Alonso zbuloi se ishte ndarë me të dashurën Andrea Schlager.
Videoja e ikonës F1 e tregon atë të ulur dhe duke lëvizur në telefonin e tij, gjersa hiti i Swift “Karma” dëgjohet në prapaskenë.
33-vjeçarja dhe Alwyn ishin bashkë për gjashtë vjet pasi thuhet se u takuan në “Met Gala” në vitin 2016 dhe lidhja e tyre u shënua nga shumë thashetheme se ata u fejuan apo edhe u martuan fshehurazi.
Vetëm më shumë se një vit pas takimeve të tyre, ish-çifti u fotografuan së bashku në vitin 2017 në Nashville, Tennessee.
Alonso dhe komentatorja sportive Schlager gjithashtu e mbajtën romancën e tyre larg syrit të publikut sa më shumë që të ishte e mundur pasi bënë me dije se u takuan përmes Formula 1.
Shoferi i Aston Martin ndau lajmin për ndarjen në Instagram, duke shkruar: “Duam t’ju njoftonim se marrëdhënia jonë si çift mori fund”.
Alonso ka qenë edhe më parë në lidhje me Carolina Costa, Dasha Kapustina dhe së fundmi me Linda Morsellin. /Telegrafi/