Vjen edicioni i katërt i konkursi të “Novelave grafike”. Fituesit e vitit 2018 do të shpallen në skenën e ”arTurbinës”.
Nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, përveç ceremonisë së çmimeve do zhvillohet dhe hapja e ekspozitës: “Legjendat shqiptare në novelat grafike”.
E veçanta e edicionit të këtij viti qëndron në atë se për herë të parë ky konkurs kombëtar zhvillohet në bashkëpunim me Institutin e famshëm “Qyteti Ndërkombëtar i Tregimeve Vizatimore dhe Imazhit” në Angulem të Francës, i cili ofron dhe një bursë për fituesin e çmimit të parë. Ky edicion organizohet në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri.
Pa dallim moshe e profesioni, në konkurs janë përfshirë në të 42 artistë. /Telegrafi/