Shumë futbollistë nuk e kanë fatin që të luajnë në skuadrat e zemrës, por ka nga ata që luajnë për shumë vite, por nuk pensionohen aty.
I fundit që e konfirmoi largimi nga klubi i zemrës, është Fernando Torres, i cili do të largohet nga Atletico Madridi në moshën 34 vjeçare.
Ai pritet të largohet në një skuadër tjetër, pasi mund të luajë edhe disa vite.
Por nuk është Torres i vetmi që nuk do ta mbyll karrierën në klubin e zemrës.
Marca zgjedh 13 lojtarë që kanë bërë histori me klube të ndryshme, por që nuk janë pensionuar.
Në krye të listës janë edhe Alex Del Piero dhe Raul Gonzales që shihen si legjenda të Juventusit dhe Real Madridit.
Më poshtë janë të renditur lojtarët e njohur që e mbyll karrierën në klube të ndryshme. /Telegrafi/
Raul la Real Madridin për Schalken, ndërsa u pensionua te New York Cosmos
Xavi u largua nga Barcelona për te Al Sadd te Katarit
Casillas tani është te Porto pasi u largua nga Real Madridi
Gerrard la Liverpoolin për ta mbyllur karrierën te LA Galaxy
Guardiola pas la Barcelonën luajti poër Romën, Brescian dhe u pensionua në Meksikë
Lampard u largua nga Chelsea për te New Yor City
Del Piero pasi u largua nga Juve luajti në Australi te Sydney FC. Karrierën e mbylli në Indi
Pasi luajti për shumë vite te Chelsea u transferua te Aston Villa
Pas 14 viteve te Man Utd ai u largua drejt Celtic
Rooney u kthye te klubi ku e nisi Everton
Gattuso e ka mbyllur karrierën te Sion
Ferdinad e ka mbyllur karrierën te QPR
Materazzi e ka mbyllur karrierën në Indi te Channaiyini