Lojtarët që po kalojnë nëpër një formë jetësore dhe legjendat e futbollit tashmë kanë parakaluar në tepihun e kuq për ceremoninë e Topit të Artë që pritet të fillojë edhe pak çaste.
Karim Benzema shihet si favoriti për të rrëmbyer çmimin më të madh individual për një futbollistë, i cili jepet nga mediumi francez, France Football.
Derisa po hynte brenda në sallë, Ronaldo Nazario ka thënë se sulmuesi francez e meriton ta fitojë Topin e Artë.
💬 Ronaldo : « I think Karim Benzema deserved the Ballon d'Or »#ballondor pic.twitter.com/5eCsJB2084
— Ballon d'Or (@ballondor) October 17, 2022
“Mendoj se Karim Benzema e meriton Topin e Artë”, deklaroi legjenda braziliane kur u pyet se kush e meriton ta fitojë çmimin sonte.
Kështu mendon edhe ish-bashkëlojtari i tij, Zinedine Zidane, që tha se është mëse i merituar për ish-lojtarin që e kishte nën urdhra te Real Madridi.
💬 Zinédine Zidane : « If Karim Benzema wins the Ballon d'Or, it's well deserved »#ballondor pic.twitter.com/8GUsM2xMxP
— Ballon d'Or (@ballondor) October 17, 2022
“Nëse Karim Benzema e fiton Topin e Artë, është shumë i merituar”, ka thënë legjenda franceze.
Ndërsa vetë sulmuesi që po ashtu gjendet tani në sallë, para se të futej në të tha se është hera e parë për të që gjendet në ceremoninë për çmimin e madh dhe shpreson të ketë një natë të madhe. /Telegrafi/
💬 Karim Benzema : « Happy to be here, it's my first time. Hope to have a great news tonight ! »#ballondor pic.twitter.com/9nhkZCWJai
— Ballon d'Or (@ballondor) October 17, 2022