Pas suksesit të turneut tre javor në SHBA, legjendari i muzikës shqiptare, Ramadan Krasniqi – Dani, pritet të sjellë për publikun dhe fansat një projekt të ri bombastik.
Melodia me video klip e titulluar ‘Zemër’, pritet që nesër (e premtë) në ora 18;00 të lansohet në YouTube në kanalin zyrtar të ‘Arkiva Shqip.
Kënga është realizuar nga Hekuran Krasniqi, ndërsa për tekstin është përkujdesur Alban Miroci.
Kënga është ritmike dhe me stil unik të cilën di ta sjellë vetëm Dani. Në këtë realizim muzikor është bakshuar me kitarë edhe maestro Astrit Stafai.
Mega projekti i cili pritet të lansohet nga Dani vjen pas projektit të suksesshëm me Bleron. /Telegrafi/