Site icon Telegrafi

Legjenda Roy Keane i irrituar me lojtarët e Unitedit pas përqafimeve me rivalët e Cityt pas ndeshjes

Roy Keane kritikoi lojtarët e Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt për mungesën e pasionit të tyre gjatë derbit të qytetit – duke u irrituar nga përqafimet e ekspozuara të lojtarëve pas ndeshjes.

Të dy ekipet u takuan në Old Trafford pasi kishin luajtur në Ligën e Kampionëve në mesjavë dhe përfunduan duke barazuar 0-0.

Pas ndeshjes, shokët e skuadrës së Anglisë, Harry Maguire dhe John Stones përqafuan njëri-tjetrin ashtu si trajnerët Michael Carrick dhe Pep Guardiola.

Lexo po ashtu Unitedi dhe City ndahen në paqe në derbin e rivalëve të urryer lokal

Të gjithë dukej se shkuan të lumtur në shtëpi. Me përjashtim të legjendës së Unitedit, Roy Keane, i cili u irritua me gjestet e rivalëve.

“Ne kemi bërë dy rezervime për një lojë derbi, por unë kurrë nuk kam parë kaq shumë përqafime dhe biseda pas ndeshjes. Është një lojë derbi!”, ka thënë fillimisht ish-kapiteni i Unitedit për Sky Sports.

“Po kruaj kokën, jam me të vërtetë i irrituar. Ju duhet të shkoni dhe të gjeni një mënyrë për të fituar një lojë futbolli. Ju nuk duhet të pranoni barazime”.

“Njerëzit thonë ‘është një derbi’ dhe unë dëgjoj John Stones ‘Oh, është ndeshje me portë të paprekur’ dhe blla-blla-blla”.

“Në fund të lojës, stafi, duke buzëqeshur, përqafuar, lojtarët që bisedojnë me njëri-tjetrin. Unë nuk mund ta kuptoj”.

Lexo po ashtu Man Utd 0-0 Man City, notat e lojtarëve - Shaw më i vlerësuari

“Të gjithë duan të jenë miq me njëri-tjetrin dhe të jenë të njohur, por ju kur luani me këto klube – veçanërisht Man United – duhet fituar ndeshje futbolli, jo për të qenë shokë me të gjithë”.

“Por mungesa e cilësisë dhe produktit përfundimtar nga të dy ekipet ishte vërtet zhgënjyese”, përfundoi Keane. /Telegrafi/

Exit mobile version