Manu Ginobili në moshën 41-vjeçare i ka dhënë fund karrierës si basketbollist aktiv.
Ai ka zhvilluar 16 sezone në NBA dhe të gjitha ma fanellën e San Antonio Spurs.
Ka qenë vet legjenda e NBA-së që e ka konfirmuar lajmin me një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ku shumë kush ka mbetur i befasuar, pasi argjentinasi kishte edhe një vit kontratë me San Antonio Spursin.
Ginobili ka fituar me San Antonion 4 tituj kampionë në NBA (në vitet 2003, 2005, 2007 dhe 2014).
Ai e ka fituar edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Athinë 2004” dhe i medaljes së bronztë në “Pekin 2008”.
Argjentinasi ka fituar gjithashtu edhe një titull në Euroleague me ekipin e Virtus Bologna në vitin 2001, para se të transferohej në Amerikë.
Basketbollisti argjentinas ka shkruar një nga faqet më historike të NBA-së dhe të ekipit të San Antonio, ku ka luajtur 1057 ndeshje dhe ka realizuar në total 14.043 pikë.
“Sot, mes një keqardhje të madhe dhe mes shumë trishtimi dhe emocionesh, ju bëj me dije se kam marrë vendimin për t’u larguar nga basketbolli. I falënderoj të gjithë, familjen time, miqtë, shokët e skuadrës, trajnerët e fansat, të gjithë ata që janë përfshirë në jetën time në 23 vitet e fundit”.
“Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, që ka tejkaluar të gjitha parashikimet e ëndrrat e mia më të shfrenuara”, ka shkruar Ginobili.
Today, with a wide range of feelings, I'm announcing my retirement from basketball. IMMENSE GRATITUDE to everyone (family, friends, teammates, coaches, staff, fans) involved in my life in the last 23 years. It's been a fabulous journey. Way beyond my wildest dreams. pic.twitter.com/3MLCUtmd6K
— Manu Ginobili (@manuginobili) August 27, 2018
Ai ka fituar edhe shumë çmime individuale në NBA. /Telegrafi/