Telegrafi

Legjenda kroate, Prosinecki: Dikush mund të thotë Maradona apo Ronaldo, por Messi është më i miri i të gjitha kohërave

Ish-ylli i Real Madridit dhe Barcelonës, Robert Prosinecki, e ka cilësuar yllin argjentinas, Lionel Messi, si lojtarin më të madh të të gjitha kohërave.

Debatit për më të mirin e të gjitha kohërave i është bashkuar edhe një emër i njohur i futbollit, sikurse Prosinecki.

Duke folur për mediumin DAZN, Prosinecki këmbëngul se jetëgjatësia e Messit është thelbësore për të qenë superior ndaj bashkëkombësit të tij, Maradona.

Lexo po ashtu Messi apo Ronaldo? Klopp zgjedh më të mirin

“Për mua, Messi është më i miri. Ai ka bërë ndryshimin në Barcelona për kaq shumë vite, ai ka fituar gjithçka që mund të fitohet. Ai ka shënuar aq shumë gola, ai ka dhënë aq shumë asistime”, ka thënë fillimisht legjenda kroate.

“Disa mund të thonë Maradona, Ronaldo … ata me siguri janë lojtarë shumë të mirë, por për mua Leo është më i miri i të gjitha kohërave”.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo zbulon atë që admiron më shumë te Lionel Messi

“Dikush mund të thotë Cristiano Ronaldo , braziliani Ronaldo, i cili gjithashtu fitoi pothuajse gjithçka vetëm, por nëse duhet të them një, për mua më i miri është Leo Messi”, përfundoi Prosinecki.

Ndryshe, debati për më të mirin e të gjitha kohërave vazhdon të mbetet aktual në çdo ditë të vitit, ndërsa mendimet janë nga më të ndryshmet. /Telegrafi/