Legjenda braziliane, Pele, ka ngritur padi kundër kompanisë Samsung, për përdorimin e imazhit të tij në një fushatë reklamuese.
Padinë e ka ngritur avokati i ish-futbollistit, Fred Sperling, në një gjykatë në Chicago, pasi kompania kishte përdorur figurën e Peles në reklamën që është transmetuar në televizione dhe në New York Times.
Në dokumentacion thuhet se në reklamë paraqitet një mashkull pa emër, por gjithçka aludon te 75 vjeçari.
Sipas palës së akuzës, kjo reklamë ka shkaktuar konfuzion te publiku, pasi kompania nuk ka pasur të drejtë ta shfrytëzojë imazhin e Peles.
Futbollisti i dikurshëm kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim për këtë keqpërdorim. /Telegrafi/