Site icon Telegrafi

Legjenda italiane i bindur: Osimhen nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Juventusit

Roberto Pruzzo, ish-sulmuesi i Romës, së fundmi zbuloi në “Radio Radio” se Victor Osimhen , sulmuesi nigerian aktualisht i huazuar te Galatasaray nga Napoli , do t’i bashkohet Juventusit sezonin e ardhshëm.

Sipas Pruzzos, një burim i besueshëm pranë rrethit të Osimhen konfirmoi se lojtari është i sigurt për kalimin në Torino.

“Unë e di që sulmuesi i ardhshëm i Juventusit do të jetë Osimhen. Një burim i besueshëm, pranë rrethit të tij, ma zbuloi në Firence. Ata janë të sigurt se ai do të shkojë në Torino vitin e ardhshëm”, tha Pruzzo.

Lexo po ashtu Juventusi po tenton me të gjitha mundësitë të afrojë Victor Osimihenin

26-vjeçari Osimhen ka kaluar një verë të turbullt. Pavarësisht interesimit nga klube si Al-Ahli, Chelsea dhe PSG, një lëvizje te Galatasaray u finalizua më 4 shtator 2024 pasi negociatat me ekipet e tjera dështuan.

Në ligën turke, Osimhen ka dëshmuar vlerën e tij, duke kontribuar me 16 gola dhe katër asistime në 20 ndeshje, derisa ka shënuar edhe gjashtë gola të tjerë në Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Juventusi ka vendosur për dy sulmuesit që do t'i ketë në edicionin e ardhshëm

Pavarësisht interesimit nga klube si Manchester United dhe Arsenal, lojtarit i pëlqen një rikthim në Itali, edhe pse edhe Galatasaray po kërkon transferimin e tij.

Napoli nga ana tjetër synon që nga shitja përfundimtare e sulmuesit të fitoj 70 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version