Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka dhënë një deklaratë para duelit që ekipi i tij i zemrës zhvillon ndaj Sevillas sonte për trofeun e Europa League.
Gerrard në një kolumne për The Telegraph ka folur për rëndësinë e duelit final në Europa League.
Sipas legjendës së Liverpoolit dueli ka vlerë të madhe, pasi që pas kësaj ndeshje mund të lindë një epokë e re për Liverpoolin.
“Nëntë vite nga finalja e fundit në garat evropiane, ndjej se Liverpooli është në një situatë stabile, me gjithçka në vendin e duhur për të ndërtuar suksesin në një mënyrë që nuk kemi arritur ta bëjmë në vitet e fundit”.
“Ekziston dallim i madh mes një finale të Europa League dhe Ligës së Kampionëve – nuk dua që të hyjë në konstatime të çmendura – por kjo ndeshje e vë bazën për të rikthyer pozicionin e dikurshëm që ky klub e ka pasur”.
“Ekzistojnë ngjashmëri mes sezonit 2001 dhe 2005, por po ashtu ka dallime. Ekziston një menaxher që kupton si të fitosh në Evropë, ashtu sikurse Gerard Houllier dhe Benitez, por situata e pronësisë është më stabile tani, dhe nga sezoni i ardhshëm Liverpooli do të jetë në stadiumin me 54 mijë shikues, stadiumin që të gjithë e presim. Klubi, vetëm po shkon përpara”, u shpreh Gerrard.
Steven Gerrard e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në finalen epike të Stambollit në vitin 2005. /Telegrafi/