Site icon Telegrafi

Legjenda e Unitedit, Roy Keane zbulon arsyen pse refuzoi Real Madridin në të kaluarën

Roy Keane hodhi poshtë mundësinë për të luajtur për Real Madridin në karrierën e tij të pasur shumëvjeçare.

Legjenda irlandeze ka fituar çdo trofe të mundshëm gjatë karrierës së tij me Unitedin, por pas një mosmarrëveshje me Sir Alex Ferguson u largua më 2005.

Keane ishte 34 vjeç dhe po vinte drejt fundit të karrierës, por prapë kishte shumë interes nga klubet kryesore evropiane. Njëra nga to ishte Real Madridi i fuqishëm me të cilin Keane u ndesh në shumë raste si kapiteni i Unitedit.

Pasi mori shumë thirrjen, Keane vendosi të pranojë fillimisht ofertën e Realit, por më vonë vendosi ta refuzojë, ndërsa ka zbuluar tashmë historinë.

Lexo po ashtu ESPN zgjedh formacionin më të mirë që ka luajtur në Ligën Premier – shumë befasi brenda tij ku mungon Steven Gerrard

“Real Madridi më ofroi një vit e gjysmë marrëveshje”, ka shkruar fillimisht Keane në autobiografinë e tij të dytë.

“Michael Kennedy kishte kaluar në Madrid dhe ai do të negocionte marrëveshjen me Realin. Ata folën gjithashtu me mua. Butragueno më telefonoi dhe çfarë lojtar ishte ai. Michael më kishte treguar se ai do të më telefononte, kështu që mora celularin tim kudo me vete”.

“Dhe fati është si është, ai më thirri mua kur isha ulur në tualet. Ai më tha: Roy, ne do të jemi të lumtur që të kemi. Bordi i klubit thjesht duhej të sanksiononte marrëveshjen; ishte një procedurë standarde”.

“Ishte sfida më tërheqëse para meje, por unë nuk e pranova”.

“Duhet të kisha thënë me vete: Shko në Spanjë, jeto atje për një vit e gjysmë, mëso një gjuhë tjetër, mëso kulturën. Mund të përfundosh duke e dashur atë. Mund të qëndrosh edhe atje”.

“Unë bëra një qëndrim negativ, mendoj se në vend që të thosha: Kjo është e mahnitshme, çfarë shansi për mua. Mund të kishte qenë e shkëlqyeshme për fëmijët e mi. Moti dhe stërvitja mund të më kishin dhënë një kontratë tjetër dhe dy vjet të tjera duke luajtur; mund të kisha zgjedhur teknika të reja për veten time. Por përkundrazi – si zakonisht – po shikoja çfarë mund të shkonte keq”, përfundoi irlandezi.

Keane do të përfundonte duke u bashkuar me klubin e fëmijërisë Celticun në janar të vitit 2006 dhe përfundoi duke luajtur 13 ndeshje me ta para se të pensionohej dhe përfundimisht të kalonte në botën e trajnerit. /Telegrafi/

Exit mobile version