Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Ince ka mbështetur interesimin e klubit për dyshen e Atletico Madridit, Joao Felix dhe Saul Niguez.
Ince ka thënë se drejtori ekzekutiv i Unitedit, Ed Woodward, do të duhet të sigurojë Solskjaerit lojtarët që i duhen.
“Ajo që duan tifozët e Unitedit janë lojtarë të mahnitshëm dhe heronj në ekipin e tyre. Unitedi nuk i ka pasur këtë lloj lojtar viteve të fundit”, ka thënë fillimisht Ince për Daily Star.
“Ju shikoni Manchester Cityn. Ata kanë Sergio Aguero, Kevin De Bruyne dhe David Silva – të paktën tre legjenda”.
“Edhe Liverpooli është njëjtë tani. Unitedi nuk e ka atë nivel për momentin”.
“E kam shikuar Niguezin për dy ose tre vitet e fundit dhe më pëlqen shumë. Ai ka një ndërtim të bukur dhe mund të shënojë disa gola të veçantë”.
“Ka një kulturë për të dhe ai është ende i ri me shumë potencial. Megjithatë, ai nuk do të jetë i lirë – kjo është e sigurt”.
“Po flitet edhe për Felix, por ai luftoi për formë në Spanjë – dhe ka ende një egërsi ndaj Ligës Premier”, përfundoi ish-ylli anglez. /Telegrafi/