Site icon Telegrafi

Legjenda e Unitedit, Ferdinand: Messi më turpëroi në finalen e Ligës së Kampionëve

Rio Ferdinand ka pranuar se u ndje në siklet pasi Manchester United humbi në finalen e vitit 2011 në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Golat nga Pedro, Lionel Messi dhe David Villa panë që skuadra e Pep Guardiolas të dalë fitues 3-1 në Wembley, ndërsa Unitedi shnoi me Wayne Rooney.

Ekipi i Barçës atë sezon konsiderohet si njëri nga më të mirët ndonjëherë, me treshen e mesfushës Sergio Busquets, Xavi dhe Andres Iniesta në kulmin e tyre.

Lexo po ashtu Ferdinand i tha ‘jo’ Barcelonës në vitin 2008, anglezi zbulon tani arsyen e refuzimit

Ferdinand, i cili gjithashtu ishte në formë të lartë e pranon se Barcelona iu dha mësim, teksa Messi e turpëroi atë.

“Messi ishte një vrasës”, ka thënë fillimisht Ferdinand për Copa90.

“Ronaldinho ishte joreal, magjistar. Por, Messi, do t’i bënte të gjitha këto dhe gjithnjë kishte një gol ose një asistim në fund të tij”.

“Barca na dha një mësim absolut në Wembley”.

“Unë isha duke qëndruar dhe duke parë ata teksa ngrinin trofeun dhe unë, Giggs dhe Scholes ishim duke qëndruar së bashku me duart tona mbi gojë”.

“Iu thashë atyre: Ndihem i turpëruar. Messi më mori gjitha liritë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Exit mobile version