Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, ka thënë se kishte ardhur ta shihte Lionel Messin, por që Liverpooli sot bëri një gjë të mrekullueshme.
The Reds fituan 4-3 me rezultat të përgjithshëm për të kaluar në finale.
“Kam luajtur për rivalin e madh të The Reds, por nuk mund të mos e them: në këtë moment kam respekt maksimal për këtë klub dhe për këta tifozë”.
“E mrekullueshme, erdhëm për të parë Messin në finale dhe po shohim një çmenduri”.
“Liverpooli ua mori finalen nga duart, me një shpirt gare dhe një shpirt luftarak të pabesueshëm”.
“Ajo që bëri Liverpooli të lë pa frymë. Është fantastike, gjithçka, skenat në stadium, lotët, emocionet, është mahnitëse. Vetëm futbolli ta bën këtë”, ka thënë Ferdinand.
Ndërkaq, ish-sulmuesi i famshëm i Liverpoolit, Micheal Owen e ka quajtur natë magjike.
“Është një nga ato net që mbeten në histori si më magjiket, në mos nata më e mirë në historinë evropiane të Liverpoolit. Në Anfield nuk fiton dot askush!”, ka thënë Owen. /Telegrafi/