Telegrafi

Legjenda e Liverpoolit u thotë pronarëve: Blini Bellinghamin ose shisni klubin

Legjenda e Liverpoolit, John Aldridge thotë se pronarët e klubit FSG duhet të ofrojnë paratë për të nënshkruar me mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

“Ne duhet t’i marrim me pak kripë lajmet e fundit rreth Jude Bellingham që ka ‘gjithnjë e më pak gjasa’ për t’u bashkuar me Liverpoolin derisa të dimë me siguri se çfarë po ndodh”, ka thënë ai për Liverpool Echo.

“Nëse djaloshi dëshiron të vijë në Anfield, ky është prioriteti i parë. Ai e ka pranuar hapur se Steven Gerrard është heroi i tij dhe klubi duhet të gjejë një mënyrë për ta marrë atë. Manchester City dhe Chelsea mund të përballojnë ta blejnë atë dhe ne nëse ai nuk dëshiron të vijë për shkak të situatës në të cilën jemi me Ligën e Kampionëve, nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”.

Lexo po ashtu Jo një, as dy, por Liverpooli shikon tre lojtarë – nëse dështojnë në Bellinghamin

“Por, nëse ai do të dilte dhe do të thoshte se Liverpool është preferenca e tij dhe pastaj ne nuk e nënshkruajmë me të, tifozët nuk do ta përballojnë këtë dhe do të ketë presion të madh mbi FSG. Ai është objektivi numër një në sytë e shumicës së njerëzve dhe ne kemi nevojë për përforcime në atë zonë”.

“Klubi vlerësohet në mes 3 dhe 4 miliardë euro dhe FSG na bleu vetëm për 300 milionë ero. Ata kanë bërë biznes të madh deri më tani, por presioni është mbi ta. Nëse nuk e bëjnë, më vjen keq për fansat dhe nuk do të doja ta shihja këtë situatë. Ne e kemi parë këtë më parë me Hicks dhe Gillett dhe nuk duam të shkojmë në atë rrugë. Pronarët duhet të zhyten në paratë që kanë dhe të futin dikë brenda si partner për të financuar shpenzimet e tyre nuk është përgjigja për mua, ne mund ta shesim edhe klubin në tërësi nëse e bëni këtë”.

“Ne nuk duam të shndërrohemi në një telenovelë siç ishim përpara se të na blinin. Sipas mendimit tim, do të duhet të shpenzojmë të paktën 300 milionë euro në verë dhe është diçka që duhet të jemi në gjendje ta përballojmë kur të shihni Chelsean duke shpenzuar 600 milionë euro në më pak se një vit”, ka vazhduar më tej Aldridge. /Telegrafi/