Steven Gerrard ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e tij si trajner i klubit të Arabisë Saudite, Al-Ettifaq.
Ai mbajti një nga seancat e tij të para stërvitore kohët e fundit dhe u publikuan pamjet se si ai ka stërvitur lojtarët e tij të rinj.
Gerrard duket të jetë një trajner proaktiv, duke u përpjekur maksimalisht për t’i bërë ata të kuptojnë taktikat e tij.
Në një moment, legjenda e Liverpoolit mund të shihet duke vendosur një top në tokë dhe duke bërë një gjest ndaj një lojtari.
Edhe pse theksi i tij është i vështirë për t’u kuptuar edhe për anglishtfolësit, Gerrard mund të dëgjohet duke thënë: “A e dëshiron, a e dëshiron, atëherë?”.
Gerard pyet me këmbëngulje një lojtar: “A e dëshiron atë? Më thuaj, më thuaj atëherë?’.
Pasi e kupton që lojtari nuk e dëshiron, ai thjesht merr topin dhe jep disa urdhra te lojtarët e tij dhe thotë: “Top portokalli, pa komunikim!”. /Telegrafi/
Steven Gerrard's first training session for Al-Ettifaq went exactly how you thought it would gohttps://t.co/275VrbH73R
— COPA90 (@Copa90) July 13, 2023