Site icon Telegrafi

Legjenda e Liverpoolit, Martin Skrtel akoma luan përkundër njoftimit për pensionim për shkak të gjendjes shëndetësore

(Foto: Action Images/Reuters/Twitter)

Heroi i dikurshëm i Liverpoolit, Martin Skrtel, ka treguar se akoma nuk e ka humbur nuhatjen e lojës duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për skuadrën e qytetit të tij.

38-vjeçari kishte shpallur pensionimin në vitin e kaluar për arsye shëndetësore, por në fakt, që nga muaji tetor, ka qenë duke luajtur për skuadrën Hajskala Raztocno në ligën e tetë të Sllovakisë.

Në njërën nga ndeshjet e fundit, mbrojtësi ka marrë përgjegjësinë e ekzekutimit të një gjuajtje të lirë kundër FK Bojnice dhe ka rezultuar i saktë, megjithëse skuadra e tij e humbi ndeshjen.

Skrtel ka qenë pjesë e Liverpoolit gjatë viteve 2008-2016 duke regjistruar mbi 300 paraqitje, para se t’i bashkohej klubi turk, Fenerbahce.

Përkohësisht ka luajtur në Serie A te Atalanta (2019) për t’u kthyer në Turqi, këtë herë të Istanbul Basaksehir (2019-2021).

(Foto: Action Images/Reuters)

Para se të njoftonte për tërheqjen nga futbolli aktiv ishte pjesë e Spartak Trnava, porse është duke e vazhduar pasionin e tij në një ligë, ku nuk kërkohet angazhim, duke qenë se kishte deklaruar se ka probleme shëndetësore.

Lexo po ashtu Lista prej 21 lojtarëve që nuk ia kishit idenë se janë ende aktivë në futboll, madje luajnë në Evropë
Skrtel me një dukje ndrysh së bashku me legjendën tjetër të Liverpoolit (Foto: Instagram/stevengerrard)

“Është një gjendje mjekësore. Kam probleme me pllakëzat, ato më kufizojnë, jo vetëm në futboll, por edhe në jetën time personale”.

“Nuk mbaj mend ta kem kaluar një ditë pa dhimbje. Jam stërvitur dhe kam bërë mundje në muajt e fundit me barna dhe injeksione”, kishte deklaruar Skrtel lidhur me vendimin për pensionim sa ishte te Spartak Trnava. /Telegrafi/

Exit mobile version