Site icon Telegrafi

Legjenda e Liverpoolit konfirmon hapin e ardhshëm të Kloppit, pas ‘bisedës personale’ me të

Legjenda e Liverpoolit, Mark Lawrenson, ka zbuluar se çfarë do të bëjë Jurgen Klopp pas largimit në fund të sezonit nga Liverpooli, pasi gjermani personalisht i ka treguar atij për planet që i ka.

Klopp njoftoi se do largohej nga Liverpooli pas nëntë vitesh si trajner i tyre mëngjesin e së premtes, përmes një videomesazhi emocional në drejtim të tifozëve.

Gjermani aty tha se një ndër arsyet për këtë vendim shokues të tij ishte fakti që atij i ‘kanë mbaruar energjitë’ pas dy dekadash si trajner.

Në një intervistë për Off the Ball, Lawrenson qartësoi të ardhmen e teknikut gjerman.

Lexo po ashtu Liverpooli kontakton me agjentët pasi tre menaxherë të Ligës Premier supozohen të zëvendësojnë Kloppin

“Nuk jam i sigurt nëse mund ta them këtë por nuk është një sekret i madh. Ai po e ndërton një shtëpi në Mallorca. Unë kam gjithashtu një shtëpi jo shumë larg ku ai po ndërton të tijën dhe e kam parë muajin e kaluar dhe i kam thënë pas ndeshjes ‘si po shkon ndërtimi i shtëpisë?’”.

“Ulla, gruaja e tij, është në krye të gjithçkaje dhe ai më tha ‘gjërat nuk janë përkeqësuar ende, unë jam duke paguar të gjitha faturat’. Kështu që me shumë mundësi ai do t’i përkushtohet planeve të tij personale për një kohë”, përfundoi Lawrenson.

Lexo po ashtu Roma ëndërron emërimin e Kloppit pas largimit nga Liverpool

Prona e Klopp shtrihet në 1000 mijë metra katrorë dhe ai tashmë ka marrë vendim për ta rindërtuar atë plotësisht.

Sidoqoftë, projekti është ende në fazat e hershme dhe nuk ka përfunduar, andaj mendohet se gjermani do t’i përkushtohet përkohësisht ndërtimit të shtëpisë së tij, para se të bëjë plane për futbollin./Telegrafi/

Exit mobile version