Site icon Telegrafi

Legjenda e Liverpoolit, Fowler: Nunez ka gjithçka për të qenë yll në Anfield

Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler beson se sulmuesi Darëin Nunez do të jetë një sukses në klub, pavarësisht një fillimi të luhatshëm të karrierës së tij në Anfield.

Blerja verore prej 64 milionë funtesh nga Benfica, e cila u përjashtua me karton të kuq kundër Crystal Palace në gusht, ka shënuar shtatë gola në 15 paraqitje për Reds.

“Kemi parë mjaftueshëm për të ditur se ai do të shënojë gola. Ai duket sikur është shumë i etur për të kënaqur, por shenjat janë shumë, shumë të mira”, ka thënë fillimisht Foëler për BBC Sport.

Fowler gjeti rrjetën 189 herë në 369 ndeshje për Liverpoolin dhe e di se çfarë duhet për t’u lavdëruar nga tifozët Reds.

“Tifozët e kanë pranuar tashmë dhe kur merr një vlerësim të tillë, atëherë të shtyn të performosh pak më mirë”.

“Ai është padyshim ende një djalosh i ri dhe ndoshta është ende duke zhvilluar lojën e tij. Ndoshta ka pasur vështirësi në aspektin e numrit të ndeshjeve”.

“Lojtarët mbështeten në momentin dhe ai duket si ai lloj i lojtarit. Ai tashmë ka shënuar disa gola dhe do të shënojë më shumë. Thjesht mendoj se ai duhet të qetësohet dhe të relaksohet para portës”.

“Ajo që më pëlqen tek ai është se ai ka një etikë pune të jashtëzakonshme dhe kjo është ajo që Liverpool duhet të jetë gjithmonë për të. Ne mund të shohim një yll të afërm në zhvillim”, përfundoi ish-sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version