Ish-portieri i Liverpoolit, Jerzy Dudek ka shpërthyer në përmbysjen e Liverpoolit ndaj Barcelonës.
Skuadra angleze ishte duke humbur 3-0, gjersa mbrëmë në Anfield arriti ta përmbyste rezultatin në 4-0.
Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum shënuan nga dy gola, për t’i mundësuar Liverpoolit që të kaloi në finale të Ligës së Kampionëve.
Dudek ishte pjesë e finales dramatike të vitit 2005 që ‘The Reds’ e fituan ndaj Milanit duke e përmbysur rezultatin në pjesën e dytë.
Legjenda polake filloi të këndonte me rastin e përmbysjes së rezultatit ndaj Barcelonës, duke treguar dashurinë që ka për klubin.
Dudek ishte i pranishëm në një televizion të Polonisë, ku pas ndeshjes filloi të këndonte për kalimin në finale të Madridit që mbahet më 1 qershor. /Telegrafi/
https://twitter.com/Marcin_Loboz/status/1125869898595557385