Romelu Lukaku thotë së është shumë i lumtur te Everton dhe ai pritet të nënshkruajë kontratën e re në vlerë prej 100 mijë funte në javë.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka thënë se marrëveshje e re është gati dhe do të nënshkruhet 99 për qind.
Lukaku, ishte bashkuar nga Chelsea për 28 milionë funte.
Sot për ta takuar Lukakun në skuadrën e tij ishte ish futbollisti i njohur, tani analisti Jamie Carragher.
Ata patën edhe një përballje, ndërsa ajo që ra në sy më shumë ishte fanella e Evertonit e veshur nga legjenda e Liverppolit.
Natyrisht Carragher tashmë i pensionuar pësoi humbje përballë Lukakut.
“Ai në top formë. Shënuesi më i mirë në Ligën Premier”.
Carragher dha shumë lëvdata për lojtarin, duke thënë në fund se përballjet me të dhe sulmuesit e rinj që erdhën në Ligën Premier e bënë atë të pensionohet. /Telegrafi/
👻 | Make sure you're following us on @Snapchat (everton) and @instagram (Everton) for a behind-the-scenes look from USM Finch Farm today. pic.twitter.com/D95etyvPql
— Everton (@Everton) February 28, 2017