Telegrafi

Legjenda e Liverpoolit, Barnes: Mane dhe Salah mund të largohen për çmimin e duhur

Ish-ylli John Barnes ka thënë se Mohamed Salah dhe Sadio Mane mund të joshen për t’u larguar nga Liverpooli me oferta të mëdha parash nga klubet tjera, ndërsa shtoi se çdo klub është një klub shitës në futbollin modern.

Salah dhe Mane kanë qenë dy nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit në sezonet e fundit, duke ndihmuar Reds të arrijnë një finale të Ligës së Kampionëve dhe ta fitojnë këtë trofe një vit më pak.

Reds janë edhe afër fitimit të titullit në Ligën Premier pas plot 30 viteve dhe këto suksese vijnë falë emrave të mëdhenj si Salah, Mane apo edhe Virgil Van Dijk.

Forma e lartë dhe shkëlqimi i Salah-Mane ka bërë që këta dy të përfundojnë në listën e dëshirave të klubeve të mëdha si Barcelona dhe Real Madridi.

Lexo po ashtu Reali përgatitë ofertë të çmendur për Salah, i ofron 70 milionë dhe një futbollist Liverpoolit për egjiptianin

Barnes pranon se dy yjet mund të largohet nga Anfield nëse iu ofrohen kontrata fitimprurëse, pasi çdo lojtarë pranon dhe çdo klub është klub shitës në këtë kohë.

“Çdo klub është një klub shitës në futbollin modern. Një klub si Barcelona ishte i detyruar të shiste Neymarin”, ka thënë fillimisht Barnes për WION.

“Ajo që tërheq sot futbollistët është paga që ata do të marrin. Kushdo që është lojtari, qoftë ai Mane apo Salah, nëse dikush i ofron një milion funte, atëherë ata do të bashkohen me atë ekip pavarësisht nga cilësia apo gjendja e tyre, ky është realiteti i futbollit modern”.

“Ne kemi pasur shumë lojtarë fantastikë që kanë lënë Liverpoolin – Luis Suarez,  Fernado Torres, Philippe Coutinho. Por, në fund të fundit futbollistët vijnë dhe shkojnë”.

Lexo po ashtu Eto’o këshillon Barcelonën: Mane dhe Aubameyang nuk i përshtaten sistemit të klubit

“Unë gjithmonë u them fansave që të mbështesin klubin dhe jo lojtarët. Një lojtar nuk duhet të jetë i detyruar të qëndrojë në një klub kundër vullnetit të tij, sepse kjo do ta bëjë lojtarin të ndjehet më i fuqishëm se klubi dhe kështu do ta bëjë atë më pak të përgjegjshëm për paraqitjet e tij në fushë”.

“E mira është që unë mund të garantoj se një situatë e tillë nuk do të lindë nën Klopp për shkak të kontrollit që ai ka mbi lojtarët dhe klubin. Lojtarët e dinë që nuk mund të kapërcejnë shenjën e tyre me të në përgjegjësi”, përfundoi legjenda e Reds. /Telegrafi/