Telegrafi

Legjenda e klubit: Rinovoni me Iscon, është shumë i rëndësishëm për klubin

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Fernando Morientes shpreson se hierarkia e klubit t’ia siguroj kontratën e re mesfushorit Isco në Bernabeu.

Isco ka thënë se është i sigurt, se ku ai do të luaj futboll sezonin e tij të ardhshëm dhe ka cituar mungesën në ekipin e parë si një motivim për të që ndoshta të largohet nga klubi, me kontratën e tij që skadon në qershor 2018.

Megjithatë, ish-sulmuesi i njohur spanjoll i Realit, Morientes, ka një këshillë për drejtuesit e klubit, të cilëve iu thotë ta rinovojnë kontratën e mesfushorit spanjoll.

Lexo po ashtu Isco: Nuk jam bashkuar me Barcelonën

“Më pëlqen shumë, ai është një lloj tjetër i lojtarit”, ka thënë fillimisht Morientes për Mundo Deportivo.

“Një nga ata që vendosin ndeshje dhe mund të bëjnë diçka ndryshe në pjesën e tretë të fushës, ku gjërat ndodhin me të vërtetë”, përcjell Telegrafi.

“Në fund ai duhet të vendosë nëse me të vërtetë dëshiron të qëndrojë në një ekip si Real Madrid dhe të ketë një rol të rëndësishëm apo të mesëm, në varësi të bisedimeve me klubin”.

Lexo po ashtu Ronaldo dhe Benzema tallen keq me Vazquezin, e 'kapin' si fëmijën para ndeshjes (Video)

“Unë besoj se sot ai është një lojtar i rëndësishëm për Real Madridin dhe besoj se Real Madrid e di se ai është një lojtar i dobishëm”.

“Kështu që unë shpresoj dhe do të doja që ata të arrijnë një marrëveshje për të që të qëndrojë shumë vite [në Madrid]”, përfundoi legjenda spanjolle. /Telegrafi/