Telegrafi

Del Piero: Askush nuk mund ta ndal treshen Messi-Suarez-Neymar

Alessandro Del Piero e shikon shumë të vështirë që mbrojtja e “Zonjës së Vjetër” të përballojë treshen e sulmit Messi-Suares-Neymar.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, legjenda e Juventusit ka thënë se ndaj Barcelonës mund të luash vetëm i bashkuar pasi në të kundërt e ke të humbur betejën

“Nuk ka ndonjë mbrojtje që ‘ti ndalë ata fenomenalë, është e pamundur. Kundër Barcelonës mund të fitohet vetëm duke luajtur si një ekip i bashkuar”, ka thënë ndër të tjerash italiani.

Ndryshe, takimi pritet të fillojë në ora 20:45 në stadiumin Juventus Arena. /Telegrafi/