Telegrafi

Legjenda e Interit kritikon Maldinin

Legjenda e Interit, Giuseppe Bergomi ka deklaruar se Paolo Maldini duhet të kishte pranuar ofertën e Milanit për punë.

Heroit të Rossonerëve i ishte ofruar roli i drejtorit teknik nga pronarët e ardhshëm kinez, por ishte i pabindur dhe e refuzoi atë, por ka marrë kritika nga disa.

“Nuk pajtohem me mikun tim Paolo Maldini”, ka thënë Bergomi për Il Giorno, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Maldini i thotë ‘jo’ Milanit, tregon edhe arsyen

“Në vend të tij unë do të kisha pranuar ofertën e pronarëve të ri të Milanit”.

“Dikush si ai do ti kishte mësuar të gjithë pas një muaji në klub!”, përfundoi ish-kapiteni i Interit. /Telegrafi/